‘Të  Paekspozuarit’ i erdhi fundi. Në treg po rikthehen sërish ‘Të  Ekspozuarit’…

0
524

Nga Ylli Dylgjeri

I nderuar Ylli,

Mësova dje nga Ju, se emisionit Tuaj ‘Të  Paekspozuarit’ i erdhi fundi. E mbylle me fjalët ‘Ky ishte emisioni i fundit…’

E kam ndjekur kur mundja këtë emision dhe duhet ta pranoj si një emision të shikueshëm në morinë e debateve televizive në vend. Emisioni Yt i arriti shpesh majat e debatit dhe luftës mediatike.

Afirmoi dhe kritikoi individët dhe politikanët, goditi fenomenet e zeza që po kalon Shqipëria në këto momente. Për këtë merita Juaj është për tu vlerësuar dhe përshëndetur.

URIME YLLI.

Së fundi, media është biznes. Aktorë të tjerë po hyjnë vrullshëm çdo ditë në ekrane. Siç duket nga informimi, sërisht klanet do të ndikojnë e do vendosin në hapësirat e reja mediatike në TV.  Titulli i emisionit Tuaj ‘Të Paekspozuarit’.

u ‘konsumua’ shpejt!  Në treg po rikthehen sërish ‘Të  Ekspozuarit’, ‘Të Konsumuarit’,

‘Të Ezauruarit’!!!

Do të fitojnë qëndrestarët në këtë  vend adash? Kjo është pyetja.

Më kthe një përgjigje Ylli po s’shkove  te

Ylli Ndroqi…

Mirë mbetç.

Të fala Y.D

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here