Dashuri e parealizuar/ Xhafer Mata: “DUKE MENDUAR QE NE ALTAR TE ISHTE AJO…”

0
246

Një dashuri e parealizuar, e papërmbushur u ka marrë jetën sot dy të rinjve: Xhuljeta Çunit 19 vjeç dhe Xhafer Matës, 31 vjeç. Ishte ky i fundit që mori vendimin e tmerrshëm mëngjesin e sotëm në Tiranë në zonën e Don Boskos për të dy.

Nga kjo lidhje që ka ekzistuar midis të dyve, sikur thuhet nga burimet, por ende jo nga hetimet, duket se më shumë ka pritur e shpresuar 31-vjeçari. Po sipas burimeve, ai ka ndarë bashkëshorten e tij dhe ka lënë një fëmijë të mitur vetëm për dashurinë që kishte për 19-vjeçaren.

Siç shihet në mesazhet e publikuara prej tij në Fb, duket se 31-vjeçari ka pasur një shpirt të ndjeshëm dhe ëndërrimtar, poetik gjithashtu dhe në vite herë pas here ka publikuar fraza poetike. Poezinë e fundia ia ka drejtuar mamasë së tij vetëm dje, një poezi që pikon lot fund e krye dhe si një lamtumirë për atë mbetej më e dashura.

Më herët, nuk thuhet se kujt ia ka drejtuar ai mesazhin e mëposhtëm që mban datën 4 qershor 2018, por në të flet për zhgënjim të thellë pas pritjesh, shpresash të mëdha, ëndërrimesh, iluzionesh…:

 “Luftova , humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie , kalova cdo nate duke ndertuar endrra , edhe iluzione. Kalova nete pa gjume , duke e menduar! Duke menduar qe ne altar te ishte ajo me fustan te bardhe edhe une te jem dhendrri. Enderrova me ate. Por edhe pse e desha me shume se veten , kjo gje nuk mjaftoi. — në Dajti Mountain.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here