Një sulm ndaj një ish-polici ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Banesa e ish-efektivit Shqyri Çela është sulmuar me granatë.
Ngjarja ka ndodhur në 03:00 të natës në lagjen “Rus”. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.
Janë thyer vetëm xhamat e banësës së Çelës. Ky i fundit ka qenë vetëm në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm