Prej disa ditësh tashmë po përflitet për largimin e mundshëm të gazetarit Blendi Fevziu nga televizioni Klan.
Emisioni i tij “Opinion” ka mbi 20 vite që transmetohet në këtë kanal, ndërsa ditët e fundit thuhet se ai mund të shkojë tek Top Channel.
Por nëse më parë çdokush e identifikonte Opinionin me Klanin, tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi ky televizion po përgatitet për largimin e Fevziut. Kjo është vënë re mbrëmjen e djeshme kur ka ndodhur ajo që në gjithë këto vite nuk kishte ndodhur kurrë.
Spektakli “Në kurthin e Piter Panit” spostoi Fevziun më shumë se një orë të tërë.
Vetë Blendi ka deklaruar më herët se emisioni i tij nuk është vonuar kurrë, duke veçuar një herë të vetme me një vonesë prej 2 minutash.
Klani po merr mjaft kritika në lidhje me largimin e Fevziut por me sa duket drejtuesit e programacionit po i paraprijnë largimit të tij.