Lezhë/ Bie masivi shkëmbor mbi autobus, plagosen…

0
191

Dy vajza pasagjere në një autobus mbetën të plagosura gjatë një aksidenti sot në rrugën Lezhë – Shëngjin.

Rreth orës 06:42, tek “Knalla”, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi. Automjeti me targa AA 971 JZ, drejtohej nga shoferi me inicialet P.P. i cili po kalonte aty në ato momente.

Për pasojë janë dëmtuar dy vajza, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumës në Tiranë, dhe B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here