Të rinjtë e FRPD-së presin kryeministrin me dron: “Mjaft zgjodhi mafia dhe droga, të zgjedhë dhe populli” e pësojnë keq nga RAMA

0
223
Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Gjatë aktivitetit në Orikum për çeljen e sezonit turistik, ku i pranishëm ka qenë Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj, një surprizë u është bërë qeveritarëve nga të rinjtë e FRPD-së.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike prej ditësh kanë bërë protesta të vazhdueshme ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sot, përveç se në Tiranë ku protestuan para Ministrisë së Brendshme ata protestuan edhe në Orikum, ku ndodhet kryeministri së bashku me ministrin në çeljen e sezonit turistik. Gjatë kohës që po fliste Xhafaj, të rinjtë e FRPD-së kanë ngritur një dron me një baner shkruhej: “Mjaft zgjodhi mafia dhe droga ministrat, të zgjedhë ndonjë dhe populli”.

Pas ngritjes së dronit, veprimi Garda e Republikës dhe policia është vënë në ndjekje të personave që ngritën dronin dhe protestuan. Raportohet se të shoqëruar në komisariat janë Zekri Picari dhe Klaus Shaqiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here