Reagon Vasili: “Shqiptarët nuk ngrohen, nuk ushqehen dhe nuk vishen dot” presim një shpjegim nga kryeministri…

0
118

Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me rezultatet e studimit të realizuar nga Komisioni Europian, ku Shqipëria kryesonte me mospërballimin e blerjes së disa gjërave, duke nisur nga ushqimet, rrobat e reja apo pushimeve.

Vasili thotë seri pret një shpjegim nga kryeminist Edi Rama, për rezultatet e këtij soondazhi, ndërsa shton se është i bindur se edhe këto ai do i quajë mashtrime.

POSTIMI I PLOTE:

“Shkollëpak kënaqu tani se shqiptarët nuk ngrohen,nuk ushqehen dhe nuk vishen dot.

Për shumicën dërmuese të shqiptarëve edhe që të ngrohen, të ushqehen si duhet, të vishen apo edhe të bëjnë pushime është një ëndërr e ndaluar këtë e tregon qartë studimi i BE.
Po pres tani të dëgjoj Shkollëpaktin të na shpjegojë tani se sa gabim është që shqiptarët duan të hanë, ngrohen pushojnë e vishen.
Po pres të thotë që këto janë mashtrime të poshtra.
Po pres të dëgjoj se si do thonë që ekonomia është rritur e rritur lart shumë lart fare.
Po pres të dëgjoj që portali do t’i ngopë shqiptarët me mish, me ngrohje dhe me veshje, boll një mesazh të vogël atje.
Po pres të dëgjoj se shqiptarët që duan bukë ngrohje dhe veshje janë kundër reformës në drejtësi dhe po pengojnë hapjen e negociatave me BE.
Po pres që të koleksionoj idiotesinë e radhës të Shkollëpakësisë pa shërim.”, shkruan Vasili.

Shqiptarët kanë numrin më të lartë të pikëve për gjërat që iu mungojnë, apo nuk kanë mundësi t’i përballojnë.

Me 3.8 pikë, vendi ynë është shumë më lart sesa mesatarja europiane prej 1.1.  Pas Shqipërisë renditen Greqia dhe Maqedonia. Vendet e Europës perëndimore kanë një indeks më të vogël se 1 si Suedia, Gjermania, Danimarka apo Luksemburgu, ndryshe nga vende si Shqipëria, Greqia, Maqedonia.

Shqiptarët nuk mund të përballojnë që të mbajnë shtëpitë ngrohtë mjaftueshëm. Rreth 40% e të anketuarve thanë se nuk mund të ngrohin mjaftueshëm shtëpitë, përqindja më e lartë në të gjithë Europën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here