Ndërpritet së treti herë seanca parlamentare/ Spaho: Urrejtja popullore do të bjerë mbi ju…

0
123

Seanca parlamentare është ndërprerë së treti herë nga Gramoz Ruçi, i cili është larguar nga seanca bashkë me deputetët e PS-së pasi opozita nuk e ka lëshuar foltoren. Kryetari i Grupit të PD Edmond Spaho ka vazhduar thirrjet e tij për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj dhe transmetimi është bërë live nga Partia Demokratike në Facebook.

Spaho: Z. Kryetar kam kërkuar fjalën per procedurë dhe duhet të më jepni fjalën!

Ruçi: Ka një çështje aty dhe kolegët janë gati t’ju dëgjojnë.

Spaho: Vendi është në një situatë shumë shqetësuese dhe mos u sillni sikur nuk kuptoni!

Ruçi: Lejoni institucionet kushtetuese të zbatojnë detyrën…

Spaho: Vendi është në një situatë shumë kritike, ka rënë në duart e mafias e cila ëhstë e lidhur me segmente të rëndësishme në qeveri që fillojnë nga kryeministri. Në këtë mënyrë kjo simbiozë e mafies me qeverisjen po na pengon integrimin europian.  Vetëm 30 ditë na ndajnë nga marrja e një vendimi historik për Shqipërinë. Vetëm 30 ditë. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE dhe sjella e mazhorancës ëhstë thellësisht e papërgjegjshme. Ju duhet të dëgjoni zërin e ndërkombëtarëve, zërin e BE-së, zërin e Gjermanisë, Francës, Holandës, që janë të gatshme t’i  japin një mundësi Shqipërisë, por duan të shikojnë shenja të dukshme, të qarta të matshme të luftës ndaj krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me qeverinë. Ju këtë pikërisht nuk po bëni dhe po kaloni nga një skandal ën tjetër dhe po justfikoheni me pengesat që po gjoja po ju vë opozita. Nuk është opozita që po pengon integrimin europian, përkundrazi, opozita po përpiqet të ushtrojë presion pozitiv që ju të jepni rezultate pozitive ndaj krimit të organizuar dhe ajo që duhet të bëni është të shkarkoni së pari Minsitrin  e Brendshëm!

“Nëse negociatat nuk do të hapen, përgjegjësia do të jetë juaja; urrejtja popullore do të bjerë mbi ju dhe atëhërë do ta shikoni se çfarë do të thotë zemërim qytetar”, mbylli fjalën e tij Spaho

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here