Mos i gënjeni njerëzit! Ndihmojini të kuptojnë kohën…

0
295

Gëzim  Tushi

 

Mbase për shkak të profesionit por dhe të disponimit njerëzor, gjithnjë i ndjek me kujdes dhe vëmendje sociale opinionet që qarkullojnë. Sidomos ato që kanë peshë sociale, dhe që shfaqen qartë në disa lloj mentalitetesh të diversifikuara individuale, lidhur me raportet dhe pretendimet që shumë njerëz kanë për shoqërinë shqiptare, tipologjinë dhe fenomenologjinë e shfaqjes në kohën e sotme, modelin jo aq shumë social dhe në mënyrë të veçantë lidhur me vështirësitë e komportimit të tyre me të.  Padyshim, ka një faktor objektiv, që nuk është në dorë të atyre që ankohen për kohën apo kanë pretendime normale apo të tepërta për dimensionin social dhe përgjegjësitë që duhet të ketë shoqëria. Sepse ky shqetësim njerëzor nuk është krejtësisht anormal dhe atipik, por është në “koherencë” me mënyrën disi kaotike të zhvillimit të dinamikës së jetës sociale në Shqipëri. Në këto kushte për njeriun e zakonshëm, i mërzituar nga hallet dhe i përballur me vështirësitë dhe pamundësitë e orientimit të shëndetshëm në jetë, nga që nuk kupton drejt “kohën” në të cilën jeton bëhet pesimist.

Një situatë kjo e cila e bën të vështirë që të përcaktosh karakterin e saj, qoftë duke e parë atë si entitet social brenda vetes, por dhe në raport me parametrat dhe standartet liberale e individualiste të epokës moderne universale. Të gjitha këto shkaqe janë arsye të forta, që na detyrojnë të pranojmë se nga pikëpamja sociologjike dhe psikologjike, nuk është e lehtë për të gjithë njerëzit që kuptojnë “thelbin e kohës” dhe të përshtaten me fenomenologjinë e saj individualisht konkrete dhe logjikisht të personalizuar. Në këto rrethana, mendoj se është cinike të mos japësh kontributin social dhe intelektual, në mënyrë që të të gjithë njerëzit të kuptojnë dhe të ndërgjegjësohen për karakterin e saj antinomik. Kjo është gjë e vështirë, nga që përcaktosh në mënyrë mekanike karkterin e epokës, parametrat kontroversalë të jetës në të cilën jetojmë ne shqiptarët, në këto gati tri dekada të jetës demokratike nuk është e lehtë për këdo.  Në shoqërinë tonë kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin ndryshime konceptuale me intensitet të lartë. Ato kontekstualisht mund të konsiderohen pa frikë radikale. Shumë dukuri të jetës materiale dhe shpirtërore të rëndësishme, që nuk mund të perceptohen në mënyrë lineare, apo duke patur për bazë arsyetimin e zakonshëm, të drejtpërdrejtë dhe semplist të publikut. Gjërat, dukuritë sociale, sendet dhe raportet e tyre me njerëzit duhen parë më thellë, duhen interpretuar më drejtë. Sepse pikërisht në thelbin e këtyre marrëdhënieve të reja njerëzore, të vështira për t’u kuptuar dhe interpretuar drejt nga pikëpamja sociale, qëndron karakteri i marrëdhënieve kontradiktore të njeriut me “veten” dhe shoqërinë tonë.

Në këto kushte tek njerëzit ka shumë paqartësi gati ekzistenciale, të cilat e bëjnë të vështirë pyetjen: Në “çfarë epoke jetojmë”. Akoma më e vëshirë bëhet përgjigjja adekuate pyetjes. Në këto kushte mendoj se duhet të bëjmë më shumë të gjithë, politika, shteti, shoqëria civile, familja, feja, shkolla, media dhe çdo “pushtet” tjetër në këtë vend, për të ndihmuar procesin e kuptimit nga njerëzit tanë të “karakterit të epokës” postmoderne, në mënyrë që të kuptohen dukuritë e reja sociale dhe ndërlikueshmëria kontradiktore e tyre nga njerëzit tanë. Vështirësia është se problemet sociale në shoqërinë shqiptare shfaqen në trajtë kaotike, pa ndonjë dimension social të qartë.

Sepse pjesa dërmuese e njerëzve tanë është e pavëmendshme për të kuptuar dhe interpretuar drejt dukuritë e jetës materiale, shpirtërore, individuale dhe sociale. Kjo është arsyeja pse një masë njerëzish ka një diferencë të madhe konceptuale midis “pritmërive” personale dhe tipologjisë së realitetit social të shoqërisë demokratike. Çështja është që tani të bëjmë atë që duhet në mënyrë që të kuptojmë si dihet “karakterin e kohës” që jetojmë, që është e mbështetur në parametrat e kohës moderne, në mënyrë që në shoqërinë shqiptare të mos ketë njerëz që moskuptimi i natyrës së kohës që jetojnë kaplohen nga doza artificiale të pesimizmit, nuance të qarta të nihilizmit social, të mohimit të çdo gjëje me nuanca negativiste, shpesh herë në sasi dhe intensitet më shumë se sa “ofron” realiteti. Sipas mendimit tim, shumica e problemeve sociale, shpirtërore vijnë nga mungesa e aftësisë personale, për të kuptuar dhe shpjeguar efektin devijues të “lirisë”, që janë të pranishme dhe të natyrshme në procesin social të ndërtimit të demokracisë.  Ajo që i kërkohet shoqërisë, intelektualëve, politikanëve, sociologëve dhe artistëve të vendit tonë, është aftësimi për të bërë dallime të nuancave të gjëndjes shpirtërore, për të ndarë mendërisht se sa prej këtyre shqetësimeve sociale me të cilat përballemi sot janë objektive, tipar esencial i përbashkët i epokës postmoderne dhe sa janë ato me natyrë subjektive, si pjesë e komplementarizuar e përgjegjësive të politikës, shoqërisë dhe individit, dhe sa janë rezultat i veprimit të “faktorëve të padukshëm”, që në kushtet e jetës sonë kanë ndikim në proceset e devijuara që sjellim mosbesim, dyshim, pesimizëm social.

Në pamje të parë por dhe në perceptimin publik, duket sikur shoqëria në të cilën jetojmë nuk është ajo që u “projektua në vitet 90-të”. Por e vërteta nuk është krejt kështu. Mbase ka një kontradiktë midis ligjësive të transformimit demokratik të shoqërisë, politikës, morali social dhe institucioneve në raport me “pritmëritë e njerëzve tanë”. Në këtë kontekst jo vetëm nuk mund të qëndrojnë indiferentë filozofët, sociologët, teoricienët e shkencave sociale, por është detyrë e tyre, angazhimi për të shpjeguar ligjësitë dhe tiparet e tipologjisë së shoqërisë postmoderne.  Sqarimi konceptual dhe zgjerimi i aftësive perceptive të qytetarëve tanë, për të interpretuar drejt dukuritë e shoqërisë në të cilën jetojmë është fare imperative. Një gjë është e sigurt, në se shqetësimet sociale nuk interpretohen drejt ato kthehen në pasoja politike që pengojnë në mënyrë subjektive përparimin e shoqërisë. Në se shoqëria shqiptare ka shumë proibleme të stabilitetit demokratik, përveç pjesës objektive dhe përgjegjësive që vijnë nga politikat dhe modelete e qeverisjes në vendit tonë, një pjesë janë nga mungesa e orientimit të duhur të gjëndjes shpirtërore të njerëzve tanë, për të qënë sinkron me kërkesat e mënyrës së re të jetës, parametrat e epokës së ndryshuar material e shpirtërore.

Në shoqërinë shqiptare kanë ndryshuar shumë gjëra dhe kjo mjafton për të vërtetetuar faktin se ajo realisht ka hyrë në një epokë të re. Sa e re është kjo epokë, cilat janë treguesit e saj?

Sociologët kur vlerësojnë treguesit socio ekonomikë dhe shpirtërorë të zhvillimit, thonë se jemi në kushtet e shoqërisë postmoderne. Sipas mendimit tim në se e shikojmë ca më thellë karakteristikat e shtura të postmodernitetit, mund të themi se jetojmë në kushtet e shoqërisë pa shumë dimension të qartë social. Në këtë botë shoqëria dhe njeriu nuk kanë më dimensionalitet në kuptimin më të gjërë të termit, sepse tashmë njeriu ka një liri personale më të madhe, ka mundësi që t’i bëjë jetës zhvendosje gjeografike brenda vendit dhe përtej tij, ka mundësi për një komunikim më të gjërë me botën.

Sikurse thotë sociologu britanik Steve Bruce, njeriu në këtë epokë jeton “…në një botë ku “konsumatorët” përzgjedhin elementët e kulturës nga një mensë e përbotshme”. Në shumë përcaktime të karakterit të njeriut, botës dhe epokës sonë ka shumë vlerësime sintetike dhe sinkretike, që përpiqen të krijojnë koncepte me kontekste më të gjëra, që të tipizojnë më qartë natyrën e njeriut dhe shoqërisë postmoderne shqiptare.  Nuk është pa rëndësi mendimi që e konsideron kohën tonë si epokë që ndryshoi “aksin e botës”, nga një shoqëri që kishte si synim kryesor “prodhimin dhe shpërndarjen e të mirave materiale”, në ekonominë e bazuar mbi ”prodhimin e ideve dhe imazheve”. Në një farë mënyre në botën e sotme po krijohen “shënjtëri të reja” të panjohura më parë, ose që kanë qënë jo me këtë intensitet social me të cilin ato shfaqen sot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here