Itali/ Pas dështimit për të formuar qeverinë e re, synohet shkarkimi i Presidentit…

0
220

Pas dështimit të përpjekjes për të formuar qeverinë e re në Itali, kreu i lëvizjes populiste Pesë Yje kërkoi shkarkimin e presidentit Sergio Mattarella.Kreu i lëvizjes Pesë Yje, Luigi di Maio, tha në një intervistë televizive se do të kërkojë largimin e presidentit Mattarella bazuar në nenin 90 të Kushtetutës italiane. Pas kësaj në vend duhet të organizohen zgjedhje të reja. Neni 90 i kushtetues ofron mundësinë për ta paditur presidentin për tradhti të lartë ose shkelje të kushtetutës.

Presidenti italian Mattarella kishte shkaktuar më parë dështimin e formimit të një qeverie të përbërë nga nga Lëvizja Pesë Yje dhe nga partia e djathtë Lega, sepse kishte refuzuar të pranonte emërimin e Paolo Savonas si ministër të Ekonomisë dhe të Financave.

Paolo Savona shquhet për qëndrimin e tij euroskeptik dhe kritikat ndaj rregullave të Eurozonës. Pas kësaj kandidati për kryeministër Giuseppe Conte e dorëzoi mandatin e tij.

Shqetësim për një krizë të re të euros

Planet e aleancës së re qeveritare në Itali për shkurtime taksash, caktimin e një rroge minimale dhe projekte të tjera të shtrenjta, si dhe retorika antievropiane, i kishin shqetësuar BE-në dhe tregjet financiare. Ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë është tashmë e zhytur në borxhe me gati 132 për qind të prodhimit ekonomik. Pas Greqisë kjo është vlera e dytë më e lartë në Evropë.

Ligjet e Eurozonës përcaktojnë një nivel prej vetëm 60 për qind dhe që borxhi i ri vjetor të mos i kalojë tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Tani po përhapet frika se Italia mund të shkaktojë një krizë të re të euros.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here