Zbulohet SKANDALI i qeverisë/ Ja si rrit borxhin fshehurazi. Miliona euro…

0
245

Pasi mori 1 miliardë euro borxh me justifikimin për të paguar detyrimet e prapambetura, qeveria shqiptare po rrit sërish borxhin e fshehur. Paralajmërimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili raporton se qeveria nuk po rimburson Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që duhet t’i kthejë biznesit duke rritur kështu borxhin kombëtar në mënyrë të fshehtë.

Burime konfidenciale nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thonë për Syri.net se borxhi që shteti i ka biznesit nga mosrimbursimi i TVSH-së ka arritur në 90 milionë dollarë. Këto janë detyrime që qeveria duhet t’ja rimbursonte veçanërisht kompanive që kryejnë projektet e mëdha, si gazsjellësit Transadriatik dhe Kaskadës së Devollit.

Sipas burimeve nga Tatimet, veçanërisht vitin e fundit detyrimet për TVSH-në janë rritur ndjeshëm për shkak se qeveria nuk po rimburson bizneset. Por borxhet nga mosrimbursimi i TVSH-së nuk janë të vetmet detyrime të fshehura. Edhe Bashkitë llogaritet se kanë 90 milionë dollarë borxhe të prapambetura ndaj biznesit duke e çuar shifrën totale të detyrimeve të fshehura 180 milionë euro.

Edhe pse qeveria nuk i ka raportuar këto detyrime, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka përfshirë ato në shifrën e borxhit publik.

Përplasje për borxhin

Shifrat e borxhit publik janë bërë objekt përplasjesh me qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, teksa dy institucionet paraqesin statistika të ndryshme. Qeveria raporton shifra më të ulëta të borxhit publik nga ato që vlerëson FMN, çka hedh dyshime për manipulim të shifrave zyrtare.

Sipas Ministrisë së Financave në fund të vitit të kaluar borxhi publik i Shqipërisë ra në 69.9 për qind e Prodhimit Kombëtar. Por statistika zyrtare e qeverisë, është krejt ndryshe nga ajo që raporton Fondi Monetar. Sipas FMN, në fund të vitit të kaluar borxhi publik i Shqipërisë nuk ishte 69.9 për qind, por plot 71.2 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Madje përplasjet janë më të mëdha për shifrën e këtij viti. Qeveria vlerëson se në fund të 2018-ës, borxhi publik i vendit do të ulet në 68.7 për qind e PBB, ndërkohë që FMN thotë se shifra 71.3% ose 2.6 pikë përqindje më pak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here