Protestuesit shtyjnë policët, hedhin tymuese, humb ndjenjat një qytetar

0
121

Opozita proteston sot kundër qeverisë dhe kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas akuzave për trafik droge për vëllain e tij Agron Xhafaj. Nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë zbuluar edhe shifrat e qytetarëve të nisur nga rrethet për të protestuar sot në Tiranë. Partia Demokratike ka ndërmarrë disa aksione ende pa nisur zyrtarisht koha e protestës duke zbuluar disa simbolika. Ndërkohë një numër i madh policësh do të mbikëqyrin protestën. Institucionet kryesore janë nën masa të rrepta sigurie.

Ora 12:15- Është tensionuar situata para godinës së ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë. Një protestues ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë. Ndërkohë që protestues të tjerë i kanë kërkuar qytetarëve të krijojnë hapësirë. Pranë tij është ndodhur edhe deputeti Bardh Spahia, me profesion mjek që po jep ndihmën e parë.Pas disa minutave i shtrirë qytetari në vështirësi shëndetësore është ngritur në këmbë.

Ora 11: 50- Pas mbarimit të fjalës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha është nxehur situata para Kryeministrisë. Qytetarët e irrituar i janë afruar kordonit të policisë duke shtyrë dhe hedhur sharje në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Nd♪7rkaq protestuesit kanë hedhur edhe tymyese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here