Ndahet nga jeta akademiku i njohur…

0
207

Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare, akademiku i njohur Kolec Topalli. Lajmin e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave, ku përmes një njoftimi thotë se shkak për vdekjen e profesorit është bërë një sëmundje e rëndë.

“Sot, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë sëShkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, studiues i gjuhës në Institutin e Gjuhës e Letërsisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, veprimtar publik dhe drejtues efunksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

Ndër të tjera mësohet se homazhet në nderim të Topallit do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00-11.00. Ndërsa ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

“Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, komunitetit akademik, miqve dhe kolegëve brenda dhe jashtë vendit.”, thuhet më tej në njoftim.

Topalli ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare. Po ashtu ai njihet edhe për veprën “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” e botuar në vitin 2015.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here