Çfarë fshihet pas emërimit të Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme

0
554

Që pas largimit të Saimir Tahirit nga detyra si ministër i Brendshëm, në krye të këtij dikasteri u emërua Fatmir Xhafaj. Kjo periudhë përkonte pak para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Për shumë kënd emërimi i Xhafajt ishte i papritur pasi ai shihej më shumë tek ministria e Drejtësisë, si një nga drejtuesit e Reformës në Drejtësi, për të cilën kanë dhënë një kontribut jo të pakët edhe partnerët amerikanë dhe ata europianë.

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima deklaron se emërimi i Xhafaj më shumë se zgjedhje e Ramës, ka qenë një kërkesë direkte e partnerëve të huaj për të luftuar krimin e organizuar.

“Për mendimin tim, Xhafaj në Ministrinë e Brendshme është një vullnet më i gjerë, nuk është vullnet i Ramës. Unë besoj se Xhafaj në Ministrinë e Rendit për mendimin tim është një vullnet i partnerëve ndërkombëtarë. Dhe mendoj se kjo ndodhi kur Tahirit i dolën të gjitha gjërat sheshit. Pra kjo ndodhi kur Rama dhe Tahiri u vërtetuan ngado me prova që kishin drejtuar kanabizimin e Shqipërisë dhe që ato para i futën tashme në politikë. Dhe me ato para rrëzuar çdo qeveri në këtë vend. Këto para kriminale kanë dëmtuar çdo ide optimistë për Shqipërinë”, deklaroi Kokëdhima në News 24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here