Ku çalon rrëfimi i dëshmitarit X ?! Dyshimet mbi deklaratën dhe njohjet e tij…

1
157

Rrëfimi i Albert Veliut, ish të dënuarit për drogë zëri i të cilit dëgjohet në bisedën me vëllain e ministrit të Brendëshëm, me Agron Xhafën, u bë për dy qëllime kryesore.

Së pari për të hedhur poshtë alibinë që Edi Rama dhe qeveria krijuan në panik se nuk kishte asgjë të vërtetë nga biseda e përgjuar në Vlorë.

Së dyti për të përforcuar tezën se Agron Xhafaj vazhdonte të drejtonte trafikun e narkotikëve duke hedhur hije të forta dyshimi politik se megjithëse ministrat e Brendëshëm janë ndërruar, nën çadrën e Rilindjes trafiqeta vazhdojnë po njësoj, ndryshojnë vetëm personazhet.

Por që këto pandehma të merren të mirëqëna duhet që në dëshminë e Albert Veliut të mos ketë asnjë hije dyshimi. Sepse parimi se kush gënjen për disa gjëra mund të gënjejë edhe për të gjithën e kërcënon fort besueshmërinë e rrëfimit të dëshmitarit X.

Pikërishtë për këtë Lapsi.al i shqyrtoi edhe njëherë nga fillimi pikat kryçe të rrëfimit të Veliut. Dhe në to rrezultojnë disa gropa që nuk bindin askënd.

Dëshmitari X pohoi, madje këmbënguli se përgjimin nuk e kishte bërë ai. Megjithëse pak e besueshme mund të merret e mirëqenë. Por nuk kaloi shumë dhe ai ra ne kontradiktë të thellë kur u pyet në videon e shfaqur se pse kishte vendosur ta shpinte ata bisedë të përgjuar tek PD. Thënia e tij se ky është i vetmi institucion i besueshëm në vend jo vetëm që tregon përkatësinë polittike të tij, por dëften se ai është kontradiktir në faktin nëse e ka bërë apo jo vetë përgjimin.

Pika e dytë e errët e rrëfimit të Albert Veliut është se nga njëra anë ai pretendon se nuk kishtë me nëdërmend t’i kthehej botës së errët të trafikut, e cila i kishte kushtuar disa vite burg, por se gjithë këtë histori po e bënte për të “provuar” Agron Xhafën. Pra sipas tij kjo qe thjesht një provë dhe jo një nismë për tu rifutur në xhiro. Po pyetja shtrohet a mundet nje njeri i papunë, që jeton në varfëri siç tregon vetë, të shkojë e të blejë 20 KG hashash thjeshtë për të provuar një ish mikun e tij, apo thjeshtë për një halmarrje të 15 viteve më parë.

Pika e tretë është se po në rrëfim Veliu pranon se u bënë gati për ta eksportuar mallin vetëm se ditën e fundit shefi i policisë me emrin tashmë të njohur, Ermal, i tha se ishte e pamundur sepse bënte kohë e keqe dhe det i madh. Po nëse nuk do ishin gritur dallgë dhe nuk do qe përkeqësuar moti, si do të tërhiqej veliu nga pakti mafiz që kishte bërë. Si një njeri që ka pasur lidhje me botën e krimit ai e di se tërheqje të tilla nuk të kushtojnë vetëm paratë, por shumë më tepër. Pra sipas të gjitha gjasave ai ose nuk e kishte këtë punë për provë dhe donte ta tentonte vërtet ose nga ana tjetër donte ta çonte aksionin deri në fund, për të treguar se Agron Xhafaj e vazhdon trafikun edhe tani që i vëllai i tij është ministër. Por cilado të jetë nnga këto pandehma në të dy rastet duket sikur Veliu gënjen në rëfimin e tij publik. Sepse ai së pari nuk mund ta bënte këtë  lojë deri në fund thjesht për të provuar një mik që e kishte braktisur 15 vite më parë. Dhe e dyta edhe nëqoftëse qe aq i çmenduar sa ta kishte menduar kështu, pra për tu hakmarrë, atëherë ai është edhe pjesë e skemës së përgjimit që do e shpinte hakmarrjen deri në fund. Prandaj në këtë rast ai del gënjeshtar kur thotë se nuk ka bdjeni për përgjimin.

Një hije tjetër dyshimi hodhi të enjten në mbrëmje në  emisionin “Të paekspozuarit” gazetari Karlo Bolino i cili pasi kishte shqyrtuar dokumentat italiane, pretendoi se Veliu nuk ishte arrestuar në 2005, siç pretendon në rrëfim, por disa vite më pas në 2009. Pra sipas tij ky ndryshim i qëllimshëm datash e zbehte motivin e veprimit për hakmarrje ndaj një njeriu që nuk i kishte çuar një paketë cigare në burg. Sipas Bolinos kjo bëhej për të afruar më shumë historitë paralele të Albert Veliut dhe Agron Xhafajt. Por fakti qëndronte se dëshmitari X kishte gënjyer për datën e burgosjes në Itali.

Pra sikurse shihet ka shumë gropa dhe pika të errëta në rrëfimin me zë dhe me figurë të Albert Veliut. Pika që shpesh të bëjnë të mendosh se vende vende ai gënjen. Dhe sipas një parimi të vjetër ai që gënjen për disa gjëra komromenton krejtësisht gjithë versionin e tij.

Prandaj ata që e mbështesin politikisht dëshmitarin X duhet ta detyrojnë t’i zbardhë këto pika nëse vërtet duan të ngrejnë një kauzë mbi dëshminë e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. gabim e ke o bushat qe nuk je qiq me larg se muq nano,dy vllezrit nazarko,mingjozi,vasjari,baze,vangjeli te rames dele qw hani ne tepsin mbushur kokain.deshmitari me koh ka treguar se e beri per te ju hakmarr.ra ky deshmitare e vellau trafikant i fatmut xhafaj ja mbathi me te katertat.ty edhe avionrt tu duken mushkonj te kujtohet siq ju duken muqit,mero qerosit etj.a te kujtohet bushat kur shkove me 21 janar per te kerkuar me ramen bllokun e metes e din e bushat ishe ti mero,preq zogaj,ngjela,sokol palla,stefani dhe bushat ku e keni bllokun e hajnit meta ,e bet ngjal lalzi madje bllokun metes ja bet lloji yt flori ,e bet president.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here