Godet Bylykbashi: Faktet e reja do ta gozhdojnë Ramën dhe Xhafajn

0
1119

Në studion e ABC News, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, ka paralajmëruar publikimin e elementeve të reja sa i përket çështjes së denoncuar nga forca politike ku bën pjesë, mbrojtjen dhe lehtësimin e kriminalitetit nga qeveria Rama.

“Do të paraqiten elemente të tjera të cilat do të vërtetojnë përtej çdo dyshimi. Do ta shihni, PD do vërë në dispozicion fakte të tjera si deri më sot. Mos ta ngatërrojmë, nuk është vetëm historia e Agron Xhafajt. Që Agron Xhafaj është një trafikant droge, jo një korrier droge, por zotëruesi i një rrjeti shpërndarjeje të kokainës. E thonë auroritetet italiane. PD do të vazhdojë të bëjë publike fakte të tjera që gozhdojnë zotin Rama dhe zotin Xhafaj mbi të gjitha”– theksoi Bylykbashi.

Deklaratat erdhën ditën kur Partia Demokratike publikoi me zë dhe figurë dëshminë e të ashtuquajturit “Bashkëpuntori X” në audiopërgjimin e publikuar nga selia blu, si inkriminuese ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here