Aksident në Elbasan, përplasen dy makina, ja të plagosurit

0
233

Dy gra janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Xibrakë të Elbasanit. Sipas burimeve mjekësore, të plagosurat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë  Elbasan, shtetasja Xh.B, 49 vjeçe, banuese në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip ‘Suzuki’, me targë AA 224 GM, është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen’, me targë TR 6276 T, të drejtuar nga shtetasi L.D., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja  e mjetit me targa AA 224 GM, si dhe pasagjerja shtetasja B.B., 46 vjeçe, banuese në Librazhd, të cilat ndodhet në spitalin Elbasan jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

Grupi hetimor ne vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut  të përplasjes së mjeteve, ku paraprakisht dyshohet se mjeti “Volkswagen” ka dalë në krah të kundërt të lëvizjes dhe si pasojë ka goditur mjetin tjetër, shtuan të njëjtat burime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here