Audio-përgjimi/ Manjani: Të krahasohet zëri në audio me atë që ka në vesh Rama… Faqja e zezë!

0
282

Duke folur për autenticitetin e audio-përgjimit që PD-ja denoncoi për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shtron pyetjen nëse u verifikua zëri në audio me origjinalin?

Në një status në facebook, Manjani shkruan se në atë audio është ndërhyrë, por për të çështja është diku tjetër.

”Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN. Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria”,-shkruan Manjani.

Atëherë, ish-ministri i Drejtësi, pyet si doli në konkluzionin kreu i qeverisë Edi Rama se qëndrimin se audio-përgjimi nuk është autentik?

”Ka vetëm një shpjegim: duhet ta ketë të rregjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”. Kështu që mbase duhet duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama. Faqja e zezë”,-shton më tej ish-ministri i Drejtësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here