Sot pritet protestë nga opozita, kërkohet dorëheqja e Fatmir Xhafajt

0
160

Ditën e sotme opozita do të nisë protestat para Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Protesta është parashikuar të zhvillohet pa fjalime nga eksponentët e opozitës, ndërsa protestuesit do mbajnë në duar pankarta për largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, pas audio-përgjimeve ku përfshihet i vëllai i tij, Agron Xhafaj.

Kjo protestë pritet të nisë rreth orës 12:00 dhe do të drejtohet nga Monika Kryemadhi. Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha, nuk do të jetë sot në protestë pasi ndodhet në Sofje për Samitin e PPE-së.

Sakaq, në komisionet parlamentare të cilat kanë të parashikuara mbledhje për sot, deputetët e opozitës do të ndjekin të njëjtin skenar si të një dite më parë. Pra do të flasin vetëm për Fatmir Xhafajn dhe vëllain e tij.

Në video-përgjimin e publikuar dy ditë më parë nga PD-ja,  shihet sesi vëllai i minsitrit komunikon me trafikantin, duke përmendur faktet e fundit se emri i tij dhe i të vëllait po lakohet fort në media pas dokumenteve të publikuara për dënimin e tij në Itali me 7 vite e 2 muaj burg.

Po ashtu, Agron Xhafaj (sipas PD-së) i thotë trafikantit se po e sulmojnë keq dhe i kërkon që të mos i bjerë më në qafë.

Ndërkohë që pak më vonë kreu  i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dalë në një koferencë për mediat, ku ka është shprehur, se është fakt që Agron Xhafa është kapur në një operacion ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës, i cili është zhvilluar nga Policia Italiane dhe DEA, agjencia amerikane e luftës kundër drogës.

Nga ana e tij, Agron Xhafaj i cili e ka ndryshuar emrin në Geron Xhafaj, ka kallëzuar penalisht daj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, duke i akuzuar për shpifje. /

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here