Ditë zie, ndërron jetë aktorja e famshme…

0
514

Margot Kidder, aktorja që u ngrit në famë si Lois Lane në filmin “Superman”, vdiq të dielën në shtëpinë në Livingston, Mont. Ajo ishte 69 vjeçare.

Vdekja e saj u njoftua nga Franzen-Davis Funeral Home dhe Crematory, të cilët nuk specifikuan shkakun e vdekjes.

Kidder ishte një nga aktorët më të angazhuara të viteve ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar, duke u shfaqur në filma me Robert Redfordin dhe Richard Pryorin, si dhe me Kristopher Reeven në të katër filmat e “Superman”.

Karriera ka pasur ndalesë të përkohshme në vitin 1996, kur pësoi një thyerje mendore.

Kidder më pas u kthye si aktiviste sociale dhe politike, duke u bërë organizatore e Partisë Progresive të Demokratëve të Amerikës dhe ka shkruar artikuj të shumtë për botimet e majtë.

Theksojmë se Kidder u martua tri herë: romancierin Thomas McGuane (me të cilin kishte një vajzë, Maggie), aktorin John Heard (për gjashtë ditë) dhe regjisorin Philippe de Broca

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here