Kuvendi e nis javën me axhendë të ngjeshur. Çfarë pritet sot?

0
198

Kuvendi e nis javën me një axhendë të ngjeshur aktivitetesh.  sot pritet të mblidhen të paktën 5 komisione parlamentare. Ndërkohë që në orën 12:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku do të ketë diskutime për kalendarin dhe programin e Kuvendit.

 

 

Ndërkaq në orën 13:00 pritet të mblidhet edhe Këshilli i Mandateve për t’i dhënë mandatin deputetit Spartak Braho që zëvendëson ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Gazetarja Marsela Krapanço raportoi se opozita deri tani ka vendim për të mos marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve, me argumentin se në orën 12:00 janë ende në komisione. Madje sipas opozitës vendosja e mbledhjes në këtë orar është bërë e qëllimshme nga maxhoranca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here