KORRUPSIONI NË UNIVERSITET/ Studenti që i zbuloi pedagogët, shkoi në Prokurori: S’më japin provimin pa 200 euro…

0
280

Prokuroria e Elbasanit ka mbajtur në përgjim telefonat e të dyshuarve, profesorë e sekserë, të cilët nga hetimi ka rezultuar se ishin miq apo kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Elvira Lumi
Shefja e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi

Për rrjedhojë, ata e kanë pasur të lehtë të bashkëpunojnë në marrjen e parave studentëve, të cilët kërkonin notë kaluese. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se pedagogia e jashtme 29-vjeçarja Erjola Çalja kishte si ndërmjetës djalin e xhaxhait të saj, 21- vjeçarin Marjus Çalja, i cili ishte edhe student.

Ai gjente studentët që nuk kishin marrë notë kaluese dhe iu premtonte se do t’i ndihmonte në këmbim të parave, të cilat varionin nga 100 deri në 200 euro. Edhe i arrestuari tjetër, Adem Ngjela nga Cërriku, dyshohet se bashkëpunonte me pedagogen 29-vjeçare, e cila jepte lëndët e ekonomikut në degët e Gazetarisë apo të Letërsisë. Sakaq, për dy sekserët e tjerë dyshohet se ishin miq të pedagogëve, dekanit Albert Riska dhe shefes së Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi.

Dekani Albert Riska
Dekani Albert Riska

Njëri prej tyre, i cili është arrestuar në Tiranë ku edhe banonte, është emër i njohur në Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin Admirim Kala, 31 vjeç, i cili, sipas Policisë, kishte rolin e sekserit dhe iu premtonte studentëve, të cilët i gjente mik mbas miku, se i kalonte në provime në këmbim të shumave të mësipërme.

Ai prezantohej si mik i pedagogëve dhe ka dyshime se një pjesë të eurove i mbante për vete. Mësohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të kaluara, i arrestuari Kala kandidoi si deputet nën siglën e LSI-së në Gramsh, më pas, ai ka mbajtur edhe detyrën e koordinatorit të LSI-së po në Gramsh.

Edhe sekseri tjetër ka kryer të njëjtin proces, duke shfrytëzuar miqësinë me pedagogët. Sakaq, një kontroll blic dhe i imtësishëm është kryer edhe në zyrat e pedagogëve ku edhe i janë sekuestruar një sërë dokumentacionesh si pjesë e hetimit në vijim.

Sipas të dhënave të Prokurorisë, denoncimi i parë është kryer më 20 shtator të vitit 2017 nga një student, të cilit i kishin kërkuar 200 euro në këmbim të notës kaluese në sezonin e vjeshtës. Pas kësaj, organi i Akuzës ka nisur hetimin nga ku konkludoi, edhe në këtë rrjet të mirëorganizuar korruptiv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here