Po falej në xhami, HAJDUTI i vjedh biçikletën por… (FOTO)

0
166

Hajduti vjedh biçikletën e besimtarit ndërsa ai po falej në xhami. Por kamerat regjistrojnë gjithçka. Megjithatë ajo që të prek në gjithë këtë histori është apeli që I bëjnë besimtarët hajdutit.

Megjithëse ai ka kryer një akt të rëndë, duke vjedhur biçikletën e që mund të dënohet me disa vite burg, besimtarët myslimanë I “kanë shtrirë dorën”, duke I kërkuar që ta kthejë vullnetarisht biçikletën pasi disponohen të gjitha pamjet filmike që vërtetojnë identitetin e tij.

Ja çfarë shkruajnë besimtarët:

Ditën e sotme në xhaminë Pasha në Elbasan, pranë postës është vjedhur një biçikletë.
Personi që e ka vjedhur është filmuar dhe është i lutur ta rikthejë përsëri. Kjo është vetëm një nga videot që ka kapur momentin e vjedhjes. Disponojmë edhe video të tjera ku djali duket shumë qartë, të cilat do të publikohen nëse biçikleta nuk kthehet.

 
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here