PD çon dosjen “Xhafaj” te kryeministrat e BE, ja çfarë i shkruajnë…

1
961

Partia Demokratike ka informuar kryeministrat e huaj, zyrtarë të lartë, Departamentin Amerikan të Shtetit, FBI, ministrinë e Jashtme të Britanisë dhe gjithë institucionet e rëndësishme për dosjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dënuar nga gjykata e kasacionit në Itali, si pjesë e një bande ndërkombëtare të drogës, si dhe për falsifikimin që sipas PD, Xhafaj i ka bërë ligjit të ekstradimit për të mbrojtur të vëllanë.

Në faqen zyrtare të PD-së, në Twitter, duke nisur që nga data 9 maj, ditë kur PD zbuloi për publikun dosjen e dënimit të Agron Xhafajt, janë postuar materialet që selia blu i ka përcjellë institucioneve të rëndësishme dhe emrat më të lartë të qeverisjes ndërkombëtare.

pd1

Zyrtaret qe u shkoi denoncimi i PD

Sebastian Kurz, kryeministër i Austrisë

Karin Kneissl, ministrja për Europën e Austrisë

Juergen Hardt, deputet i CDU

Florian Hahn, deputet i Bundestagut

Paul Ziemiak, deputet i CDU

Manfred Weber, kreu i grupit të PPE në Parlamentin europian

Doris Pack, ish europarlamentare

Joseph Daul, Presidenti i PPE

Gerard Collomb, ministër i Brendshëm i Francës

Charles Michel, kryeministri i Belgjikës

Malik Azmani, deputet në Holandë

Mario Mauro, senator i Forza Italia

Pier Ferdinando Casini, senator në Itali

Departamenti i Shtetit në SHBA

Departamenti i Drejtësisë në SHBA

DEA

FBI

Ministria e Jashtmë e Britanisë

Boris Johnson, Sekretar i Shtetit për marrëdhëniet me Jashtë në Britani

pd

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Politikanet po lene name me praktikat e informimit te qeverive te huaja me problemet e kundershtareve politike!!!!!!
    Kjo tregon pa aftesine per zgjidhjen e problemeve drejte perdrejte ne arenen kombetare politike, kjo vjen se si rezultat diskretitimit te tyre ne popull dhe asnje nuk u beson me si politikane te korruptuar, hajdute, imorale dhe antikombetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here