Opozita ngrihet në këmbë dhe bllokon foltoren (VIDEO)

0
162

Seanca e Kuvendit është ndërprerë, pasi opozita është ngritur në këmbë pasi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën Lulzim Bashës.

Basha hodhi akuza të shumta ndaj Fatmir Xhafës. Pasi kanë kaluar disa minuta, Ruçi ka vendosur të ndërpresë fjalën e Bashës, duke e lënë të përfundojë fjalimin.

Në këtë moment deputetët e PD-së janë ngritur dhe afruar pranë foltores duke bllokuar punimet.

Më pas Gramoz Ruçi ka vendosur të ndërpresë seancën e kuvendit.

Ruçi, opozitës: E dëgjuam që foli për një çështje jashtë rendit të ditës. Nuk e kuptoj pse ngriheni në këmbë? Foli për një çështje jashtë rendit të ditës po e respektuam se është kryetar i opozitës.

Zotërinj të Grupit parlamentar të PD, na lejoni të shprehim mendimet për çështjet që jemi mbledhur.

Mbyllet seanca…Mbyllet seanca….Media të dalë jashtë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here