VETTINGU jep frytin KOMIK/ Ja si drejtor Veliu u kërkon policëve, perimetrin e kokës, belit dhe numrin e këmbës…

0
548

Nuk kanë mjaftuar një ‘qerre’ me dokumente dhe formularë, që rreth 11,000 policët në gjithë vendin, mes një stresi të jashtëzakonshëm plotësuan deri dy ditë më parë në kuadër të Vettingut.

Një tjetër ‘shpikje’ u është shpërndarë ditën e djeshme uniformave blu në gjithë vendin, me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

SYRI.net ka siguruar një formular të fundit, në të cilin ka pyetje nga më të çuditshmet, të cilave duhen t`ju përgjigjen policët.

Sipas kësaj nisme të re, të gjithë policët duhet të marrin një metër dhe të masin gjithë gjymtyrët e trupit; të tregojnë numrin e këmbës, perimetrin e kokës, të belit dhe të gjithçkaje tjetër.

Por nuk mjafton vetëm kaq.

Pasi në 18 formularët e mëparshëm kanë treguar, se sa rroga dhe ‘orë shtesë’ kanë marrë gjatë gjithë karrierës së tyre, lekët e emigracionit, ku ju ka punuar gruaja dhe gjithë rrethi familjar, tani ju duhet të gërmojnë pemën e tyre të fisit dhe të zbulojnë, se nga e kanë origjinë prindërit.

Duket si ‘estradë’ e gjitha kjo që po bëhet me policët e thjeshtë, por në fakt këto kërkesa absurde, vetëm sa po stresojnë trupën, shumica e të cilëve i njohin mirë, se cilët janë milionerët me uniformë dhe kujt i është trashur ‘koka dhe beli’, jo vetë si bashkëpunëtorë të trafikantëve dhe krimit të organizuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here