Ndahet nga jeta efektivi i POLICISË. Kishte qënë turni i parë dhe papritur….

0
428

Është ndarë nga jeta punonjësi i qarkullimit rrugor në Durrës Ndriçim Çupa, duke hidhëruar familjen, miqtë, të afërmit e kolegët.

Në moshën 53-vjeçare, pas një karriere të gjatë mbi 25 vjet në policinë e qarkullimit rrugor, Çimi u nda nga jeta në banesën e tij në lagjen në lagjen nr. 5 të Durrësit, mbrëmjen e djeshme.

Zemra e tij nuk e përballoi dot infarktin, pavarësisht ndihmës që tentoi t’i jepte gruaja dhe djali në banesë.

Kolegët kanë thënë për “DurrësLajm” se edhe ditën e djeshme ka qenë në punë turni i parë. Është kthyer pasdite në shtëpi, dhe në mbrëmje ka dalë shëtitje bregut të detit. Sapo u kthye në banesë, u ul në divan, aty dhe ku i pushoi zemra.

Djali, mësues fizkulture, pavarësisht ndihmës së dhënë, nuk ka mundur dot që ta mbante në jetë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here