“Më ngacmuan të dashurën, vajta ti sqaroja, por…” Flet djali që plagosi 4 veta dje në Tiranë

0
291
Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me plagosjen me thikë, të ndodhur mes disa të rinjve, ditën e djeshme përballë ambienteve të Presidencës në Tiranë.Në pranga ka rënë Henri Karaj, i cili para policëve ka treguar se ç’ka ndodhur mes tij dhe katër të rinjve të tjerë, të cilët ngelën të plagosur.

Në gjendje të rënduar psikologjike, Henri ka treguar se nuk ka dashur të vrasë moshatarët e tij, por ka shkuar të sqarohet me ta, pasi i ngacmonin herë pas here të dashurën.

Ai mësohet të ketë thënë:

Nuk shkova për ti plagosur. Ne u takuam dhe një ditë më parë dhe u thashë qe ajo është e dashura ime dhe të mos e ngacmojnë. Kur ata pasdite e kishin ngacmuar sërish. Kur i pashë këtë gjë u thashë, por ata më ofenduan dhe tentuan të më godisnin dhe unë qëllova me biçakun që kisha me vete”.

Krahas arrestimit të Henri Karaj, në kërkim është shpallur edhe 19-vjeçar i F.S., shok me Henrin, i cili dyshohet se ishte i pranishëm në vendngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here