Gjosha: “Ja 3 problemet e qeverisë…”

0
184

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha në Komisionin e Jashtëm gjatë seancën dëgjimore me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ndarë shqetësimin mbi rrugën që po ndjek qeveria për integrimin e vendit. Ish-ministrja e Integrimit, ka ndarë tre probleme që për të qeveria është në disavantazh, dhe gjithashtu i parashtoi tre pyetje ministrit Bushati.

”Procesi teknik ka problematika madhore duke filluar me mosfunksionimin e administrates dhe te njesive te integrimit ne institucionet qendrore  Plani Kombetar i Integrimit Evropian, është miratuar 5 muaj me vonesë dhe kjo ka sjelle një ngrirje të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE. Dhe kur ky koordinim nuk funksionon, si mund të jeni ju gati për një proces të tërë negociatash që kërkon koordinim dhe kapacitete njerëzore? Rekomandimi Pozitiv ka brenda kushtet që secili ka vendet anëtare mund ti referohet si çështja e trafikimit të lëndëve narkotike, krimi i organizuar, konfiskimi i asetave, çështja e pronës etj. Cila është strategjia juaj në këto pak ditë për ti bindur këto vende”?,janë disa nga shqetësimet që deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ndau në Komisionin e Integrimit, gjatë seancës dëgjimore me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here