Meta mbledh KLD, pritet shkarkimi i 4 gjyqtarëve…

0
216

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot nën drejtimin e presidentit Ilir Meta. Në axhendën e ditës janë 15 pika për shqyrtim, por spikasin 5 më kryesoret, që lidhen me masa ndëshkimore për gjyqtarët, 4 shkarkime dhe 1 paralajmërim.

Ora News informon se në shqyrtim do të merren edhe dy kërkesa që kanë bërë me vullnet dy gjyqtare një e Gjykatës së Tiranës dhe një e Gjykatës së Durrësit për t’u larguar nga detyra.

Në masat disiplinore të shkarkimit nga detyra që janë kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, spikat gjyqtari i Durrësit Petrit Curri, i cili sipas ministrtisë së Drejtësisë gjatë një hetimi që është bërë janë konstatuar shkelje ku ai ka vendosur të mos japë “OK” për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali.

Një tjetër masë disiplonore është ndaj gjyqtarit të Fierit, i cili ka vonuar zbardhjen e një urdhëri mbrojtje për një shtetase e cila më pas u vra nga bashkëshorti i saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here