Ambasadori Lu e përmendi me emër, ja përgjigjia e Kokëdhimës…

0
531

Pak dite pasi ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu teksa falenderoi gazetaret kurajoze qe shkruan per persona te rendesishem qe tashme nuk jane me ne Kuvend, mes te cileve edhe ish-deputeti socialist Kokedhima, kreu i partise “Zgjidhja”, i eshte drejtuar ambasadorit me nje leter.

Burime nga partia e Kokedhimes, bejne me dije se “Kryetari i partisë ‘Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, i dërgoi sot një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, z.Donald Lu”.

Sipas një deklarate për shtyp të Zyrës së shtypit të Partisë “Zgjidhja”, në këtë letër Kokëdhima e informon ambasadorin amerikan për zhvillimet dhe aktivitetin politik të partisë “Zgjidhja” dhe i parashtron disa kundërshtime dhe kërkesa rreth rolit të tij si kryediplomat i SHBA-ve në Tiranë.

Kokëdhima nuk dha hollësi për përmbajtjen e letrës, por burime nga partia e tij bejne me dije se letra ka lidhje me deklaratën e pak ditëve më parë, kur ambasadori Lu, gjatë një takimi të shoqërisë civile, përmendi edhe emrin e kreut të “Zgjidhja”, mes ish-zyrtarëve dhe ish-deputetëve që u larguan nga detyra si rezultat i funksionimit të ligjit të dekriminalizimit dhe punës së gazetarëve kurajozë.

Deklarata e Lu dhe emri i Kokedhimes  

Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Froku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve këta politikanë nuk janë më në kuvend apo bashki. Për reformën në drejtësi, fëmijë, pensionistë dhe njerëz të zakonshëm u mblodhën në 21 korrik për të kërkuar që reforma të miratohet dhe sot OJF po vrojtojnë vettingun dhe institucionet e tjera.

Akuzat 

Kjo është hera e dytë që ambasadori Lu adreson akuza ndaj ish-deputetit Kokëdhima. Në 4 nëntor 2016, pas akuzave të tilla, Kokëdhima, përmes një deklarate publike, akuzoi diplomatin përfaqësues të Uashingtonit se me deklaratën e tij duke e akuzuar si të korruptuar ka nëpërkëmbur etikën diplomatike.

 

Si u pergjigj Kokedhima akuzave te meparshme 

“Me deklaratën e tij ambasadori Donald Lu nëpërkëmbi etikën diplomatike. E bëri pa provë pa asnjë fakt. Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim dhe mediat që kam drejtuar janë ndeshur me qeveritë e korruptuara. Kam paguar kostot e kësaj lufte. Kam qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve. Pasuritë i kam bërë me biznesmenë të ndershëm. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe për një karrierë të shëndetshme. Shumë të tjerë hynë në politikë të varfër dhe u pasuruan. Deklaratat e ambasadorit janë të pavërteta. Janë të ndikuar nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese dhe nga ata njerëz e intriga që nxijnë sa një ambasadë në ambasadën tjetër. Intrigat dhe politikanët e ulët të Tiranës nuk mund të vendosin për mua në politikë e bëjnë vetëm qytetarët”, deklaronte Kokëdhima më 4 nëntor 2016.

Deklarata e sotme e shtypit

Deklaratë Shtypi
Zyra e shtypit e Partisë Zgjidhja

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, z.Koço Kokëdhima, i ka dërguar sot një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, z.Donald Lu. Në këtë letër z. Kokëdhima e informon z.Lu për zhvillimet dhe aktivitetin politik të partisë “Zgjidhja” dhe i parashtron shkëlqesisë së tij disa kundërshtime dhe kërkesa rreth rolit të tij si kryediplomat i SHBA-ve në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here