A e meritojnë shqiptarët të udhëhiqen nga bandat? Ja si i përgjigjet Vlahutin studentes…

0
321

Në kuadër të ”Javës së Europës”, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin është ndalur në Shkodër, ku gjatë aktivitetit një studente e ka pyetur lidhur me qeverinë.

Kjo e fundit iu drejtua ambasadores me fjalët: ”Ju thatë dje se shqiptarët e meritojnë Europën, por a meritojnë shqiptarët të kenë një qeveri që udhëhiqet nga banda kriminale”?

Vlahutin përgjigjen e dha duke thënë se ndodhej prej 5 vitesh në Shqipëri dhe i ka ndjekur së bashku me kolegët zgjedhjet, por shtoi se është populli shqiptar ai që zgjedh qeveritë.

”Unë jetoj këtu prej 5 vitesh dhe kam ndjekur së bashku me koleget zgjedhjet. Populli shqiptar zgjedh qeveritë”,-tha ajo. Ambasadorja e BE-së, theksoi se populli duhet ti shtyjë të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi. ”Ju duhet ti shtyni të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Vlahutin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here