Veliaj i zgjedhuri i Ramës, së bashku do ta ‘betonizojnë’ Tiranën…

0
133
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Kryeministri Edi Rama, gjatë inaugurimit të zgjatimit të ”Bulevardit të Ri”, deklaroi se jo vetëm në këtë mandat, por edhe në mandatin e ri qeverisës së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj do të bëjnë më shumë se sa është bërë në këto tre vite.

Pas disa daljeve publike përgjatë kësaj jave me kreun e Bashkisë, Rama dha mesazhin e qartë se ”Lali Erin”, e presin punët edhe në mandatin tjetër qeverisës. Që me një llogaritje të thjeshtë, i bie që Rama do të zgjedh sërish Veliajn për një mandat tjetër në Bashkinë e Tiranës. Zgjedhjet lokale janë në 2019, por gara ka nisur.

”Projektet e bashkisë dhe të qeverisë për Tiranën, plus një sërë projektesh të përbashkëta, na jep mundësinë të themi se jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë ne do bëjmë shumë më tepër se sa është bërë në shumë vite, por në mandatin e ri qeverisës ne do bëjmë në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite”.

Duke vlerësuar transformimin që ka pësuar e gjithë kjo zonë ku po ndërtohet bulevardi i ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, Kryeministri vlerësoi përkushtimin e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj.

”Sikur ky bulevard të ndërtohej me ritmet që përcaktuan ecurinë e tij në katër vitet para zgjedhjes së Erionit në krye të bashkisë do të duheshin 60 vjet për të arritur këtu ku jemi sot dhe mbase dhe 30 vjet të tjera për të shkuar aty ku faktikisht do të shkojmë deri në fund të vitit të ardhshëm. E gjitha kjo sepse kemi organizuar një punë të përbashkët. Jemi koordinuar më së miri dhe është bërë e mundur sinergjia e të gjithë aktorëve dhe faktorëve ku padyshim mbetet e çmuar prania e Fondit të Abu Dabit”, nënvizoi Rama.

Teksa komentoi projektin, Rama dhe se Tirana tashmë do të ketë edhe një sipërfaqe të gjelbër të krahasueshme për nga përmasat me Parkun e Liqenit.

”Jo vetëm që kemi një aks të ri ekologjik në vijën e lumit të Tiranës, jo vetëm me kryerjen e këtyre punimeve krijohet një mundësi e re qarkullimi për banorët. Por së shpejti do të marrë jetë dhe një park i ri qendror dhe gjithë volumi i hapësirës së gjelbëruar dhe i atraksioneve të një parku, një volum plotësisht i krahasueshëm me atë që sot është Parku ekzistues i Liqenit të Tiranës dhe kjo është një vepër që është e dyta në historinë e qytetit në përmasën e gjelbër pas parkut të liqenit të Tiranës”, shtoi Ram

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here