Një tjetër paralajmërim për spastrimin e administratës vjen këtë herë nga…

0
174

Pas Kryeministrit Edi Rama, një tjetër paralajmërim për spastrimin e administratës nga ata që nuk e meritojnë të përfaqësojnë socialistët, e ka bërë edhe Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës.

Gjiknuri ishte në Durrës në kuadër të turit të llogaridhënies, nga ku deklaroi se zyrtarët që nuk do t’I përgjigjen qytetarëve  do të shkarkohen

“Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara. Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka tjerë që e bëjnë më mirë atë punë”, tha Gjiknuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here