Basha apel të gjithë shqiptarëve për të vazhduar betejën për liri, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë…

0
126

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë homazhe para memorialit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, në kuadër të ditës së dëshmorëve.

Në një prononcim për mediat, Basha i ka drejtuar një apel të gjithë shqiptarëve për të vazhduar betejën për liri, e cila sipas tij është e kërcënuar nga diktatura e krimit, korrupsioni dhe abuzimet e qeveritarëve.

Në këtë kuadër Basha tha se krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë pasuritë e shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.

Gjithashtu kreu demokrat shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për të depozituar në Kuvend pr/ligjin që do të ndalonte simbolet e komunizmit dhe dekomunistizimin e shoqërisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here