Trafik kokaine, arrestohet pronari i firmës…

0
168

Është vënë në pranga në Gjermani, Arbër Çekaj, pronari i firmës ‘Arbri Garden’, që ka transportuar për në Shqipëri sasinë prej 613 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Durrës.

Lajmi është bërë i ditur nga burime policore.

Çekaj ishte shpallur në kërkim që prej operacionit policor, por arrestimi i tij është bërë vetëm gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme.

Ka qene një operacioni i policisë gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare.

Në pranga për këtë drogë deri më tani ishin vetëm shoferi dhe menaxheri i kompanisë, Armando Pezaku dhe Donald Lushaj.

 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here