Berisha: “Tahiri e dha dorëheqjen pasi Rama…”

0
161

Ish kryeministri Berisha deklaron se Saimir Tahiri e dha dorëheqjen sot pasi Rama ka marrë në dorë Drejtësinë.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Berisha flet për një mesazh që Tahiri i ka çuar kryeministrit Edi Rama.

Heqja e mandatit është në dijeninë e Ramës?

Është një marrëveshje sipas kockave mafioze. Së pari, Rama pas të gjitha masave, i tha Mogerinit që nuk ka asnjë të dhënë prokuroria për Tahirin. Arriti në shkallën më ekstreme të mbrojtjes dhe mashtrimit kur deklaroi në Bundestag se Tahiri se nuk asnjë imunitet. Në një kohë kur ata e dinin shumë mirë që Rama votoi kundër heqjes së imunitetit, por Rama sulmoi me egërsi edhe prokurorët. E gjitha kjo dëshmon qartë që është ujdi mes tyre. Lexoni çfarë thotë Tahiri sot, ka vetëm një kryefjalë: Edi Rama po guxove të flasësh një fjalë kundër meje, unë në burg do them gjithçka për ty.

A ka ndryshuar diçka mes Ramës dhe Tahirit pasi para 2 javësh ai ishte kërcënues…

Marrëdhnëiet e mafiozëve këto janë, beso, por po ma shkele ke plumbin në zarf. Ia ka rreshtuar Ramës të gjitha aty dhe ai të guxojë po të dojë. Kjo po kuptohet gjithmonë edhe më shumë jashtë. Sot Europa kërkon kokën e Edi Ramës, sepse e dinë që është kapo medusa. Ka mbetur pa u komentuar sa duhet një akt në Bundestag: bojkoti që CDU-CSU i bënë darkës që shtroi Rama për ta.

Ku e bazoni argumentin se Europa po kërkon kokën e Ramës?

Ata e dinë që pas mosplotësimit të 3 kushteve qëndron Rama. Nuk mundet që një ministër të kanabizojë vendin nëse pas tij nuk është kryeministri. Imuniteti i Tahirit nuk u votua në Kuvend, por u bë për të hidhur hi syve.

Pse e dorëzoi Tahiri sot mandatin?

Ishte dëshmia më flagrante para shqiptarëve, BE-së dhe partnerëve tanë kudo në botë se Rama është kryekumbari i mafies shqiptare, i mafies ballkanike dhe më gjerë. Akti i sotëm i Tahirit për çdo njeri që ka ndjekur është thjesht një akt për të hedhur hi syve partnerëve tanë, të cilët i treguan Ramës kartonin e kuq. Nuk është fare e vërtetë që ata kërkuan kokën e Saimir Tahirit sepse ata naivë nuk janë. Ata e dinë që kryekumbar në Shqipëri është njeriu i cili refuzoi për herë të parë heqjen e imunitetit dhe pengimin e arrestimit të ministrit të Brendshëm për akuza shumë të rënda nga anti-mafia italiane.

Keni besim në vijimin e procesit të Tahirit?

Rama është kryegjykatës dhe prokuror dhe prandaj ndodhi kjo sot. Pse Rama votoi kundër heqjes së imunitetit të tij dhe i bëri të gjitha veprimet pasi mori në dorë frenat e prokurorisë?

Deklaratat e Ramës për Tahirin, reagon menjëherë Berisha: I ka thënë se mandati i tij është plumbi në zarf

Ish kryeministri Sali Berisha ne nje reagim ne rrjetet sociale, pas intervistes se Rames ne Opinion, ku ka komentuar vendimin e Saimir Tahirit per te lene mandatin e deputetit, thote se “Saimir Trafiku palosi kryekumbar Ramen!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here