Elbasan/ E tmerrshme, e kafshon qeni Pitbull ndërron jetë në spital…

0
444

Një 58-vjeçar nga Elbasani është kafshuar nga një qen “Pitbull”, dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate. Burime të besueshme raportuan se 58-vjeçari Rifat Bajrami, banues në lagjen “5 Maji”, pak ditë më parë është sulmuar nga një “Pitbull”.

 

 

Nga sulmi i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe në mesnatën e fundit ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ka pësuar trompozë.

Ky është rasti i dytë me pasoja në bashkinë e Elbasanit, pasi më herët një grua ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë u sulmua nga qentë e rrugës në hyrje të shkollës së Paprrit.

Ndërkohë sikur të mos mjaftojnë incidentet e shpeshta pothuajse çdo ditë shikon rrugëve të qytetit të Elbasanit me dhjetëra të rinj e të reja, madje jo rrallë edhe fëmijë me qen të mëdhenj dhe të racave bastarde, që shëtisin dhe snobojnë nëpër rrugët e qytetit dhe Bulevardin “Aqif Pasha”, pa u vënë maska kafshëve që mbajnë.

Por edhe pse qentë e racave kanë krijuar incidente askush nuk ka marrë masa të mirëfillta për të evituar një problematikë të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here