Tahiri kthen opoziten ne Kuvend….

0
204

Vendimi i DSIK për të mos e bllokuar më çertifikatën e sigurisë për deputetët e opozitës, ka rikthyer normalitetin në punimet e kuvendit, pas bojkotit të punës së komisioneve që nga protesta e kuksianëve të arrestuar.

Deputetëve iu dha akses për dokumentat sekrete të çështjes “Tahiri” pasi denoncuan publikisht bllokimin e DSIK, sipas opozitës me urdhër të Edi Ramës.

Komisioni Tahiri do të jetë i vetmi ku do të jenë të pranishëm deputetët e opozitës, që këtë muaj presin zhvillime të forta politike. Një ditë më parë, Lulzim Basha iu tha në një mbledhje me dyer të mbyllura se “Retë që kanë nxirë qiellin, do të shpërthejnë shumë shpejt”, ç’ka sipas opozitës përkthehet në skandale të tjera të qeverisë Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here