Ja 6 shenjat që një lidhje nuk po funksionon…

0
175

Eksperti i lidhjeve dhe psikoterapisti, Gad Krebs thotë se shumë lidhje kalojnë periudha të turbullta. “Nuk është e pazakontë që çdo lidhje, në një moment të caktuar ballafaqohet me mosfunksionimin”, thotë Krebs. Por rreziku sipas tij është rëshqitja nga një mosfunksionim i përkohshëm në të përhershëm.

“Ky rrezik përkeqësohet kur komunikimi në çift është i vakët, janë të paqarta objektivat dhe keqkuptohen rolet përkatëse”, vijon ai, duke renditur dhe gjashtë shenjat që tregojnë se është koha të heqësh dorë nga ajo lidhje.

1-Mbani shënim “çdo gjë që keni bërë”, e më pas këtë listë e paraqisni si argument në debatin e ardhshëm. Kalon në një formë gare se kush “ka bërë më shumë”.

2. E konsideroni veten një martir/e. Çdo gjë që bëni ju duket si një sakrificë e drejtë për lidhjen. Thoni gjëra të tipit “Unë mendoj se duhet ta bëj”.

3. Ju prisni që partneri ta dijë atë që keni bërë, pa qenë nevoja tia shpjegoni.

4. Prisni që partneri të dijë çfarë ndjeni pa ia shpjeguar. Mosfunksionimi ndodh kur të dyja palët e humbasin vëmendjen në partneritet, dhe nisin të shohin dëshirat dhe nevojat e tyre personale.

5. Keni një optimizëm jorealist që ndoshta sot partneri juaj do të jetë ndryshe në mënyrë spontane.

6. Arrini ta urreni partnerin tuaj që nuk i vlerëson të gjitha ato më sipër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here