AKSIDENTI ME TRE TË VDEKUR NË KURBIN/ Kush ishte Juli Margjini, 22 vjeçari që drejtonte mjetin… (FOTO)

0
349

Një tjetër aksident tragjik ka përgjakur sërish rrugët e vendit, me pasojë vdekjen e tre personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një makinë ka përfunduar në kanal dhe është përmbysur, duke ju marrë jetën tre të rinjve, Juli Margjini, 22 vjeç, banues në Tiranë, Kombinat, Simon Kaza, 20 vjeç, banues në Adriatik, dhe Bert Marku, 17 vjeç, banues në Adriatik.

Burime bëjnë me dije se makina tip Lancia AA 389 MO ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, ku gjatë një manovre për të shmangur një gropë në rrugë, ai ka rënë nga ura, duke përfunduar në kanal.

Ambulancat dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupat e tre viktimave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po punon për nxjerrjen e makinës nga kanali dhe zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here