Ja arsyeja rrëqethëse e çiftit që kërcënuan me vetëvrasje nga maja e vinçit…

0
157

Të shtunën pasdite çifti i bashkëshortëve Fatmir dhe Teuta Saraçi hipën në majë të një vinçi në zonën e stadiumit Dinamo dhe tentuan të hidhen prej aty. Pas orëve të tëra me negociata ata zbritën prej andej paraditen e së dielës.

Të ftuar në ‘’Fax Neës” ata kanë treguar dhe arsyet që i kanë çuar drejt këtij akti fatal. Ka qenë motra e Fatmirit ajo që e ka nxjerrë çiftin nga banesa, ndërsa policia sipas tyre ka qëndruar indiferente pas kërkesës së tyre. Alba Saraçi sipas çiftit, jo vetëm që i ka nxjerrë nga banesa, po ju ka hedhur dhe të gjitha plaçkat dhe orenditë e tjera. Ata thonë që kjo është hera e dytë që ata tentojnë drejt këtij akti fatal për jetën.

Motrës së Fatmirit gjykata i ka dhënë urdhër mbrojtje. Fatmiri tregon se ai e ka mbajtur derimë tani të motrën në shtëpinë e tyre.

‘’Ajo bën rolin e të fortës në shtëpi, mbyllet për pesë orë në banjë, dhe detyrohemi që të kryejmë nevojat në coca-cola. Na vinin 300 mijë lekë faturat e ujit dhe të dritave, unë lahem me kanaçe, dushi nuk është funksional, nuk e dimë se çfarë bënte motra ime në shtëpi”, shprehet Fatmir Saraçi.

Ndërkohë Teuta tregon se ajo punon si edukatore, dhe e kanë marrë në telefon nga Policia, se ndaj burrit të saj ka pasur një kallzim.

‘’Unë i thashë të plotëfuqishmit të zonës që nuk dua që ti çoj ata në Polici. Në gusht të vitit të kaluar kunata më ka qëlluar dhe Policia më ka gjetur pa ndenja në banesë”, u shpreh Teuta Saraçi.

Në një banesë prej 60 metra katrorë, veç Fatmirit, Teutës dhe fëmijëve jetojnë dhe babai dhe motra e Fatmirit.

Fatmiri dhe e motra janë bshkëpronarë në banesë, teksa thonë se të dy kanë investuar aty.

‘’Unë dhe fëmijët jetojmë në një dhomë, flemë në tokë. Ne ndihmë dhe mëshirë nuk duam, nuk duam as makarona, as mëshirë, ne kërkuam thjesht një punë nga shteti. E falenderoj Lindita Nikollën që gjeti punë për gruan time, e bëri si nënë, i jemi borxhlije gjithë ditën. Është një nënë shembullore”, u shpreh më tej Fatmir Saraçi.

Po ashtu çifti Saraçi tregon se kanë aplikuar për një shtëpi me kredi të butë, po nuk kanë mundur dot që ta përfitojnë nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here