Zbardhen detajet/ Ja si e ngacmonte SEKSUALISHT mësuesi 11 vjeçaren: Kur ta bëj unë me shenjë, dil jashtë dhe…

0
275

Drejtoria Arsimore Delvinë pezullon përkohësisht mësuesin Neshat Tepelena pas dëshmisë së familjarëve të një nxënëse të klasës së V për ngacmim seksual.

Familjarët por dhe vajza 11 vjeçare e fshatit Kalasë thotë se mësuesi e ka puthur në buzë dhe e ka kërcënuar se do i vinte nota të këqija.

Pëllumb Qerimi drejtori i këtij institucioni tha se mësuesi ka mohuar të ketë ndodhur ngjarja dhe se kishte kërkuar një muaj më parë transferimin dhe ky transferim ishte bërë.

 “Sot u vura në dijeni nga media për ngjarjen.Po nisim verifikimin e cëshjes. Mësuesi ka mohuar çdo gjë, kemi mbledhur komisionin e etikës.”

Ngjarja flitet se ka ndodhur në shkollën “Ali Hajdini”.  11 vjeçarja, nxënëse e klasës V pretendon se mësuesi e ka puthur në buzë

Rrëfimi i të miturës A.A: Isha me një shoqe dhe po pastroja shkollën. Kur vajtëm në mes të korridorit më thotë lërja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë.  Më thoshte kur ta bëja me shenjë përse nuk dilje jashtë. E pyeta pse të dilja? Po nuk dole më, më tha do të të vë 4. Unë i marr vetë 4-at dhe 10-tat e mia dhe më puthi. Unë ika.

Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve. E ëma tregon se nuk e ka bërë publik rastin edhe sepse ka pasur ndërhyrje për të mos folur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here