Skandal në Sarandë/ Betonizimi nuk ka të ndalur, 7 metra larg bregut po ngrihet…

0
207

Një skandal i vërtetë po ndodh në Sarandë. Një pallat 8 katësh është duke u ndërtuar vetëm 7 metra larg bregut të detit.

Pallati mësohet se po ndërtohet me një të dhënë në vitin 2010, por më pas e bllokuar dhe që kryetarja aktuale e ka riaktivizuar në vitin 2017!!!

Ndërsa kur dëgjon sërish çekiçët, që për pak kohë kishin heshtur, të vjen ndërmend edhe se si INUK nuk është vetëm për të prishur shtëpitë e të pambrojturve, por edhe për të kontrolluar ligjishmërinë e lejeve të ndërtimit.

Edhe prefekti nuk ka për detyrë te dalë si sfond i ministrit të Turizmit, por te kontrolloje edhe ai ligjshmërinë e lejeve të bashkive.

Këtë sezon turistët në vend të zhurmës së detit do të dëgjojnë çekiçët e ndërtimeve buzë detit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here