U MBYT NË KARABURUN/ Si vdiq Armandi për shkak të pakujdesisë? Shoku i tij nga Durrësi tregon…

0
431

Armand Hallvaxhiu, 34-vjeçari që humbi jetën të dielën në brigjet e Karaburunit, prej disa vitesh punonte si operator në disa televizione informative.

I riu i talentuar kishte pasion zhytjen. Prej disa vitesh ai ushtronte këtë sport si dhe ishte pjesë e shoqatës së zhytësve profesionistë, pasion i cili i mori dhe jetën. Por si ndodhi tragjedia nën ujë?

Një prej miqve të tij nga Durrësi, që ndan të njëjtin pasion me të ndjerin, tregon për “DurrësLajm” se Armandi vdiq në lule të rinisë për shkak të pakujdesisë.

  • “Rregulli është që kur zhytesh, një tjetër person duhet të qëndrojë në sipërfaqe ta shohë. Por në këtë rast nuk ndodhi kështu dhe Armandi humbi jetën për një pakujdesi të tillë. Ai u mbyt në dalje, për gati 1 metër nuk arriti të dilte”, tregon miku i tij S.B.
  • “Në kushte të tilla bëhet zhytja free diving në Shqipëri. Në 5 metrat e fundit zhytësit i duhet 3 minuta për të humbur vetëdijen e plotë. Për të ardhur keq që incidente të tilla ndodhin”, tregon më tej ai.

Vdekja e Armandit ka pikëlluar familjarët, miqtë e kolegët të cilët kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e tij në rrjete sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here