Sulm ajror në dasmë, 20 të vrarë mes tyre edhe nusja…

0
177

Të paktën 20 persona që merrnin pjesë në një ceremoni dasme në Jemenin e veriut, përfshirë këtu nusen, raportohen të jenë vrarë në një sulm ajror.

Mjekët raportojnë se më tepër se 30 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi mbrëmjen e së dielës në rajonin e Bani Qais.

Lëvizja rebele “Houthi” fajësoi për ngjarjen koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite që mbështet qeverinë e Jemenit në luftën civile që ka përfshirë vendin prej 3 vitesh.

Ndërkohë që një zëdhënës i koalicionit ka deklaruar se ngjarja do të “hetohet plotësisht”, duke theksuar se në asnjë moment civilët nuk kanë qenë objekt i shënjestrës së tyre.

Por grupet për të drejtat e njeriut i akuzojnë se jo pak herë kanë bombarduar markete, shkolla, spitale dhe zona rezidenciale

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here