Raporti i DASH, Paloka: Asnjë reagim nga Rama në lidhje me këtë raport…

0
149

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas publikimit ditën e djeshme të raportit të Departamenti Amerikan i Shtetit i cili vinte në pah disa probleme në Shqipëri që lidheshin me korrupsionin.

Përmes një postim në Facebook, Paloka, shkruan se nuk asnjë reagim në lidhje me këtë raport nga zyrtarët e qeverisë.

“Të gjithë keta , qe edhe kur ndonjë punonjësi te ambasadës i bie rruga e kalon afer kryeministrisë , bertasin fort për “mbështetje amerikane ndaj kryeministrit tonë” , për Raportin e Departamentit të Shtetit , kanë mbyllur sytë, veshët dhe gojën!!!”, shkruan Paloka në Facebook.

Postimi i plotë

Asnje reagim nga Rama per raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit!

Asnje reagim nga asnje prej ministrave!

Asnje reagim nga asnje prej funksionareve te “Rilindjes”!

Asnje reagim prej mediave apo “analisteve” te paguar nga Rama

Te gjithe keta , qe edhe kur ndonje punonjesi te ambasades i bie rruga e kalon afer kryeministrise , bertasin fort per “mbeshtetje amerikane ndaj kryeministrit tone” , per Raportin e Departamentit te Shtetit , kane mbyllur syte, veshet dhe gojen!!!

Sigurisht kete here nuk dalin dot as te lexojne fjali te shkeputura e te thone me paturpesi ( sic kane bere ne fakt here tjeter) se raporti eshte pozitiv per qeverine…

Zgjedhje te blera

Qeveri e korruptuar ne cdo dege

Drejtesi dhe media te kapura e te shantazhuara

Tani ju mbetet vetem te dalin e te thone qe Departamenti i Shtetit nuk perfaqson Departamentin e Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here