Tuesday, June 11, 2024
Home Aktualitet Një varjant i shëmtuar dhe antikushtetues i Himnit Kombëtar…

Një varjant i shëmtuar dhe antikushtetues i Himnit Kombëtar…

0
275

NGA LUAN RAMA:

Nje varjant i shëmtuar dhe antikushtetues i Himnit Kombëtar!

Nuk e di se si mund t’a pëlqeni ju zonja ministreshë e kulturës këtë varjant të përçudnuar e të shëmtuar të Himnit Kombëtar, aq sa e publikoni edhe në profilin tuaj të fb nën titullin “E meriton Shqipëria! E meritojnë shqiptarët!”!
Por, meqë shija është individuale, ju mund të pelqeni gjithçka preferoni, qoftë edhe një shëmti si kjo që i është bërë Himnit Kombëtar, po nuk keni asnjë të drejtë që si ministre e kulturës së vendit tim, të ma propozoni edhe mua apo edhe qytetarëve të tjerë të vendit tim, nuk keni asnjë të drejtë të më thoni se e meriton Shqipëria dhe shqiptarët këtë model të shëmtuar.
Gjithësesi, cilado të ketë qenë arsyeja apo motivi që ju shtyn të publikoni këtë varjant të shëmtuar të Himnit Kombëtar, gatuar në kusinë e kuzhinës së rilindjes tuaj, më lejoni t’ju them se ai varjant është përveç se i shëmtuar (po shumë i shëmtuar ama!), edhe antikushtetues!
Sepse bie ndesh me nenin 14 të Kushtetutës dhe me ligjin Nr. 8926, date 22.07.2002 “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”.
Në nenin 5 të këtij ligji thuhet shprehimisht dhe qarte:
“1. Himni kombëtar i Republikës se Shqipërisë është “Rreth flamurit te përbashkuar” .
2. Përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar paraqitet në shtojcën nr .2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij .
3. Partitura e himnit kombëtar shqiptar paraqitet në shtojcën nr.3, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij”.
Pra, edhe teksti, edhe partitura janë pjesë e ligjit.
Jashtë këtij përcaktimi të parashikuar në ligj, askush nuk ka të drejtë të stilizojë e të eksperimentojë, apo më keq akoma, të tallet me himnin kombëtar!
Kjo që keni bërë ju është e shëmtuar, më e shëmtuar nga ajo tenda e xhamtë e vendosur si mballomë, dëshmi shëmtie në hyrje të kryeministrisë!
Dhe në fund, me që kam qenë ministër i kulturës dhe kam përgatitur e drejtuar punën për përgatitjen dhe paraqitjen në Kuvend të ligjit “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”,
më lejoni që miqësisht t’ju them se edhe formatet festive dhe dekorative të flamurit, himnit dhe stemës së republikës, duhet të respektojnë përmasën dhe përshkrimin kushtetues. Nuk është çështje dëshire apo shijeje individuale, është detyrim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here