Më shumë se një orë mes flakëve/ Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës: Kemi sjellë 10 mjete…

0
196

Ka më shumë se një orë që një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar magazinat e biznesit të riciklimit të mbetjeve Everest, në zonën e Kasharit.

drejtori i zjarrëfikses së Tiranës Shkëlqim Goxhaj ka thënë se e gjithë puna e mjeteve të shuarjes së flakëve është fokusuar te lokalizimi i zjarrit. Pranë biznesit që tashmë është në pushtetin e flakëve gjenden dhe dy pika karburantesh.

Sipas tij në ndihmë të zjarrfikëses së Tiranës kanë ardhur dhe mjete nga Vora dhe nga Durrësi.

Shkëlqim Goxhaj: Jemi këtu me të gjitha mjetet, ngjarja është shfaqur te fabrika e riciklimit të fabrikës Everest. Po përpiqemi që zjarri të mos kalojë në një objekt tjetër me një vlerë të lartë. Të gjitha mjetet janë pozicionuar këtu, kemi kërkuar dhe ndihmë nga Vora dhe Durresi. Zjarri është i fokusuar të fabrika e riciklimit dhe po përpiqemi të shmangim çdo përhapje tjetër.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here