Heronjtë e Kukësi! Me pranga ne duar, por

1
266

Me pranga në duar, por kryelartë protestuesit e arrestuar të Kukësit janë kthyer në heronj për shkak të revoltës së tyre ndaj oligarkisë në pushtet. Ata janë shfaqur sot në gjykatë dinjitozë si ditën kur i vunë flakën kabinave të taksës së urrjetjes së qeverisë ndaj izolimit të Veriut dhe bashkimit fizik me Kosovën . Ndonëse me pranga, ata kanë ngritur duart lart në shenjë triumfi në drejtim të qytetarëve që i ndiqnin. Buzëqeshja në fytyrat e tyre ishte tregues i qartë se ata nuk dorëzohen lehtë dhe se janë pikërisht ata të arrestuesit fituesit e vërtetë të betejës së parë me oligarkinë në pushtet. 11 protestuesit e Kukësit, me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, kanë dalë para gjykatës së Apelit në Shkodër. Ata mbahen në burg vetëm pse paraditen e 31 marsit protestuan tek tuneli i Kalimashit kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
Ndërsa pritet vendimi i gjykatës, pas apelimit të vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila nga 23 vendime, 11 prej tyre la në “arrest me burg”, ka nisur të tensionohet situata jashtë godinës së Gjykatës së Apelit.
“Çfarë krimi kanë bërë këta?!” ngre pyetjen deputeti në videon që e ka publikuar me shënimin:
“11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!”
Seanca gjyqësore vijon ende. Trupa gjykuese përbëhet nga; Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj. Prokurorë janë Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi, ndërsa kërkojnë që 11 protestuesit të qëndrojnë në burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Perse jane “heronj” ??!!!
    Aktet e rrugacerise dhe shkaterrimit te prones shteterore nuk jane protesta te civilizuara por shprehje e sjelljeve huligane dhe antishoqerore qe duhen denoncuar dhe denuar sipas ligjeve pavaresisht se kush eshte ne pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here